Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për implementimin e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2025. Ky program do të mundësojë zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe forcimin e kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

Peci theksoi se, pas periudhës 7 ditore nga publikimi në Gazetën Zyrtare, do të njoftohen detajet e hapjes së programit për aplikim. Ai shprehu besimin se ky program do të sjellë përfitime të mëdha për fermerët dhe do të kontribuoni në rritjen e zhvillimit të bujqësisë në vend.

“U priftë e mbara!” ishte mesazhi i tij për këtë hap të rëndësishëm.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1204695188331206&set=a.320088950125172

Related Posts