Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikimin e parasë në Rajonin e Pejës. Hetimi ka filluar pas një denoncimi nga një qytetar, i cili kishte pranuar 9,000 dollarë amerikanë për shitblerje veturash, dhe dyshonte për autenticitetin e parave.

Pas hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga qyteti i Pejës, për veprën penale të “Falsifikimit të Parasë”. Shuma e sekuestruar është 9,000 dollarë amerikanë. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe hetimet vijojnë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Facebook

Related Posts