Banka Qendrore e Kosovës dhe BERZH organizojnë eventin “We finance code”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë, ora 09:15-11:30)
Fondacioni “DRITA” organizon “Tryezën e Dialogut Ndërfetar sipas modelit shqiptar”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti. (Qendra “Bogdani Polis” Prishtinë, ora 10:30-18:00)
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pyjeve me temën “Pyjet dhe ushqimi.” Merr pjesë ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci. (Parku i Pishave Sllatinë, ora 11:00)
Drejtoria e Parqeve, në bashkëpunim me fëmijët nga “Klubi i Gjelbër” i shkollës fillore “Elena Gjika” dhe NPL “Gjelbër”, organizon aktivitetin e mbjelljes së luleve sezonale për Ditën e Pranverës. Marrin pjesë nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe drejtoresha e Parqeve, Donika Çetta. (Parku i Qytetit Prishtinë, ora 11:00)



















