Vendi ku dyshohet se ka ndodhur vrasja e një gruaje dhe më pas vetëvrasja e autorit, vazhdon të jetë i rrethuar nga forcat e mëdha të Policisë së Kosovës.
Një familjar ka deklaruar se viktima, gruaja, ka punuar për një kohë të gjatë në furrën e bukës.

“Ka punuar moti aty, që një kohë. Nuk kanë pasur asgjë mes veti. Kaq mund t’ju them”, ka thënë shkurt një familjar.
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Telenews.al do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.




















