Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë referendum.
Kurti përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e kot, pasi siç tha ai qytetarët duan punë, arsim, drejtësi e shëndetësi.
Ai tutje ka shkruar se qeveria e re do të jetë shërbim i mirë.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jo-kushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.