Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për një të plagosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.
Siç raporton mediumi Nacionale, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, ku të paktën një person është plagosur.
Lexuesit i kanë dërguar pamje mediumit, ku një person shihet i shtrirë në tokë.
Në vendngjarje janë parë edhe Policia e Kosovës.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për t’ua marrë një version, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.