Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka mundësi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga rradhët e LDK-së.
Kjo pasi që në faqen e tij të Facebook-utr, tek përshkrimi i profilit, ai e ka të shkruar “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.
Ende nuk ka asgjë zyrtare se kush do kandidojë nga kjo parti për të parin e Prishtinës, një nga emrat e përfolur është edhe ai i Lumir Abdixhikut, ish-minsitrit të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti.
Gjatë këtij viti janë zgjedhjet lokale, mbetet të shihet nëse LDK do ta kandidoj Abrashin për komunën e Prishtinës.