Portali Informativ ”Rilindja Shqiptare” me faqen zyrtare në Facebook ka marrë së fundmi vlerësime të rëndësishme nga vetë platforma, duke dëshmuar rritjen dhe ndikimin e saj të vazhdueshëm në hapësirën digjitale.
“Rilindja Shqiptare” ka fituar për disa javë rresht badge-in “Krijues në Rritje” (Rising Creator) – një çmim që Facebook ia ndan faqeve dhe individëve që krijojnë përmbajtje origjinale, cilësore dhe që kanë angazhim të lartë nga audienca.
Përveç kësaj, faqja ka përfunduar të gjitha nivelet e rritjes që platforma i cakton për komunitetet në zhvillim, duke arritur mbi 99 mijë ndjekës dhe një rekord prej 80 postimesh të realizuara brenda një dite të vetme.
Këto arritje nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e jashtëzakonshme nga ndjekësit tanë. Çdo koment, pëlqim apo shpërndarje ka ndihmuar në këtë sukses të përbashkët, andaj të dashur lexues Rilindja Shqiptare ju falenderon përzemërsisht juve.
“Rilindja Shqiptare” është shndërruar në një prej faqeve më aktive dhe më të ndjekura shqiptare në Facebook, me përmbajtje që përfshin informacione aktuale, postime nga jeta publike, por edhe momente të veçanta nga përditshmëria që ngjallin debat, kuriozitet apo reflektim.
Rruga drejt 100 mijë ndjekësve vazhdon, faqja synon të thellojë më tej komunikimin me ndjekësit dhe të sjellë përmbajtje edhe më cilësore dhe më kreative në muajt në vazhdim.



















