Eliot Bujupi po kalon formë të lartë dhe është e ardhmja e Stuttgartit por edhe e Kombëtares së Kosovës.

Sulmuesi kosovar megjithatë mund të ndryshojë skuadër në verë, por edhe kampionat.

Skuadra e njohur angleze që bën gara në Championship, Blackburn Rovers ka shprehur interesim për Eliot Bujupin.

Mediumi anglez ‘The72.co.uk’, ka raportuar se Bujupi është në listën e dëshirave të klubit anglez që në verë do të tentojë transferimin e tij.

Blackburn edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Championship, pasi vështirë të besohet se mund ta bëjë një rikthim sensacional në Ligën Premier.

18-vjeçari dardan ka shkëlqyer me Stuttgartin, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në të gjitha garat.

Bujupi ka luajtur për Stuttgartin U19 dhe Stuttgart II në Bundesliga 3, derisa ende është në pritje të debutimit me skuadrën e parë, përkundër që në disa ndeshje është grumbulluar dhe ka qëndruar në bankën rezervë.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi sot, e Shtunë 19 Prill 2025
Ngjarjet e datës 19 prill
Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Related Posts