Manchester City është shpallur fajtor për shumicën e akuzave për shkelje të rregullave financiare të Premier League.
Sipas raportimeve të BBC Sport, 114 nga 115 akuzat janë pranuar nga paneli i pavarur.
Klubi ka mohuar shkeljet dhe pritet të apelojë vendimin e panelit.
Tashmë klubet e tjera të Premier League kanë kërkuar këshillim ligjor për mundësinë e kërkimit të kompensimeve nga City.
Klubi anglez mund të përballet me zbritje pikësh, gjoba të mëdha apo edhe përjashtim nga Premier League, por ende nuk është vendosur dënimi.
Procesi i sanksioneve dhe apelimit mund të zgjasë disa muaj, duke lënë të pasigurt të ardhmen e Manchester Cityt.




















