Spektakli i shfaqur te martën nga ballafaqimet Bayern-Inter dhe Arsenal-Real Madrid në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje tjë tjera.

Në këtë drejtim, hap të rëndësishëm drejt fazës gjysmëfinale do të kërkojnë të bëjnë Paris-Saint-Germain dhe Barcelona që do të ballafaqohen me Borussia Dortmundin dhe Aston Villan.

 

PSG shihet si favorit absolut ndaj skuadrës angleze pasi kjo e fundit po kërkon të shkruaj histori në këtë garë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe Barcelonën që është e favorizuar ndaj Dortmundit, sidomos pas formës së jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon skuadra e drejtuar nga trajneri Hans Flick. 

Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

Related Posts