Ngrohtorja e Prishtinës ‘Termokos’ ka ndërprerë sot furnizimin me ngrohje.

Kjo ka ardhur si pasojë i një defekti teknik që është bërë për shkak të turbinave të cilat kanë rënë prej KEK-ut.

Kështu kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga ndërmarrja Termokos.

Të njëjtit thanë se ky problem pritet të rregullohet deri nesër.

“Ngrohja është ndërprerë për shkak të turbinave, kanë ra prej KEK-ut. Ky problem prej të rregullohet deri nesër por ska asgjë zyrtare” deklaruan nga kjo ndërmarrje.

Nga Termokos kanë deklaruar se furnizimi me ngrohje pritet të zgjasë deri në fund të muajit prill për shkak të spitaleve.

“Me datën 15 prill është afati i fundit për ndërprerjen e ngrohjes por zakonisht e vazhdojmë edhe më tepër shkaku i spitaleve, muajin prill komplet e kemi vazhdu çdo vit” deklaruan nga Termokos

Related Posts