Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se pyetja për hetimet për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari nuk duhet t’i bëhet Qeverisë së Kosovës.
Ai ka shtuar se Qeveria nuk kryen hetime, por ato i bën prokuroria.
“Po e adresoni pyetjen në vendin e gabuar. Ne nuk hetojmë. Hetimet i kryen Prokuroria. Prokuroria speciale është duke bërë hetime. Çdo gjë që kërkon prokuroria, qeveria është në dispozicion plotësisht transparent. Mos e lidhni këtë çështje me këtë qeveri. Është një rast kriminal dhe jemi duke i shkuar deri në fund. Por s’më takon mua e as nuk i di detajet”, ka thënë ai.
Në tetor të 2020-s, Qeveria kishte njoftuar për vjedhjen nga Thesari. Një zyrtar i Thesarit dyshohej se 2.1 milionë euro i kishte transferuar nga Ministria e Infrastrukturës në llogari të një operatori ekonomik.