Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka gjetur kohë që edhe në mbledhjen e sotme t’i sulmojë mediat në Kosovë.
Duke folur për dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, Kurti tha se disa media janë të ish-regjimit dhe të oligarkëve, ndërsa shtoi se “bizneset i kanë të regjistruara në Serbi”.
Sipas tij, Kosova po ecën përpara në shumë fusha.
“I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare dhe disa mediave të ish-regjimit dhe të oligarkëve, që madje kanë shkuar aq larg sa i kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës po ecën përpara, në ekonomi e në demokraci, në rend e Ligj e me siguri e paqe për të gjithë”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.