Dafina Zeqiri, një prej artisteve më avangardë në industrinë e muzikës, duket se po kujdeset deri në detajet e fundit për pritjen e saj të ëmbël.

Në faqen e saj në Instagram, Dafina ka ndarë me ndjekësit që i ka blerë djalit të saj një karrocë për fëmijë Lamborghini Revuelto Arancio, e cila është një edicion i limituar në të gjithë botën, me vetëm 500 copë të këtij lloji.

Kjo karrocë ka ardhur edhe me një letër të personalizuar nga shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Nick Paxton, duke i uruar familjes së saj të vogël shëndet dhe që ta shijojnë këtë krijimtari të veçantë.

Gjatë javës së kaluar, këngëtarja ka festuar edhe ditëlindjen e saj, duke ndarë me publikun edhe një video krah bashkëshortit të saj, Kreshnik Gjergjaj.

 

Related Posts