Sot është afati i fundit kur subjektet politike dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për çertifikim në KQZ.
Por deri në këto momente kanë aplikaur vetëm 13 subjekte politike.
Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë” ka thënë Elezi për “Gazeta Blic.”
Afati për aplikim është i hapur deri sot në ora 18:00.