Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që ndërlidhen me kontratat për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, autorizimi i lëshuar nga Prokuroria ka të bëjë me grumbullimin dhe verifikimin e informatave lidhur me kontratat dhe furnizimin me barna esenciale, si dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji dhe ortopedi.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Prokuroria Themelore ne Prishtine, në bazë të informatave që ka pranuar, ka lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave dhe provave relevante, për verifikimin e informacioneve për dyshimet lidhur me keqpërdorimet e mundshme në QKUK, sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për nderhyrje në kardiologji, kirurgji, ortopedi etj.”, ka deklaruar Shala.

Related Posts