Tokën që ua la babai i ndjerë, po e kanë të pamundur të e gëzojnë. Kjo për faktin se xhaxhai i tyre po i mohon ato si trashëgimtare.
Në rrëfimin e saj për Kiks Kosova, F.S. po pretendon se problemet 10-vjecare me xhaxhain kanë vetëm një emërues të përbashkët – faktin se familja e saj përbëhet vetëm nga gratë.
Sipas 25-vjeçares, xhaxhai I.S. ua theu shtëpinë dhe gjithë pajisjet për jetesë vetëm që ato të largohen.
F.S. bashkë me të ëmën hodhën disa akuza në supet e xhaxhait I.S.
E emisioni Kiks Kosova, që të marrë edhe anën tjetër të historisë, ra në kontakt me I.S. i cili po jeton në Gjermani.
Telefonatës dhe pyetjes qysh në fillim, ai zgjodhi që t’i përgjigjet në mënyrë të vrazhdë.
Mes tensionit, në bisedë I.S. hedh akuza kundrejt mbesës së tij F.S..
Teksa gazetarja insiston për një përgjigje, I.S. kalon në fyerje e sharje.
Personit I.S. nuk i doli e keqja gjatë asaj telefonata. Ai vazhdoi të shkruajë në numër të gazetares.
Fillimisht, ai jep informacion se numrin e saj e ka dërguar në polici në Gjermani dhe po ankohet për të.
Në ditët në vazhdim, I.S. kishte shkuar edhe më larg duke gjurmuar mbi jetën e gazetares dhe përmes mesazheve, në mënyrë kërcënuese po i bënte të ditur se e dinte prej nga vjen e ku jeton.
Ndiqeni kronikën në vijim: