Deputetja Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se LDK-ja do të bëjë kallëzim penal ndaj Albin Kurtit si kryeministër në detyrë dhe deputetëve të Vetëvendosjes që kanë ushtruar pozita të ministrave. Kjo, siç ka thënë ajo, për shkak se ata kanë ushtruar mandatin për një periudhë që nuk është e lejuar, raporton Ekonomia Online.

“U transmetua sikur kemi ndryshuar qëndrim, por në fakt janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur evidentimin e deklaratës së Kryeministrit, dhe kjo deklaratë është pranuar si dorëheqje. Unanimisht është publikuar raporti. Kjo nënkupton që Komisioni e ka njohur si faktike dorëheqjen deklarative të Kryeministrit dhe ministrave. Të gjithë ata që kanë bërë betimin, e kanë bërë një shkelje duke ushtruar detyrën e Kryeministrit dhe ministrave”.

“LDK do të bëjë kallëzim penal në lidhje me ushtrimin e detyrës nga 27 marsi e tutje. Pastaj do të shqyrtojmë hapat për trajtim edhe në aspektin kushtetues,” tha Bajrami.

 

Related Posts