Avdulla Bytyqi ka aderuar sot në Vetëvendosje.
Në prezentimin që ia ka bërë kryetari i partisë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Bytyqi në të kaluarën ka qenë gazetar në gazetën “Rilindja” nga 2000 e deri më 2004.
Tutje, ai ka punuar eedhe si redaktor në gazetën “Bota sot” e “Kosova Sot”.
Postimi i plotë:
Avdulla Bytyqi është me origjinë nga Shkoza e Malishevës. Ka studiuar dhe jeton në Prishtinë. Në vitin 1986 ka marrë titullin profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik. Nga viti 1990 deri në vitin 2000, ka punuar gazetar në gazetën “Rilindja”, nga viti 2000 deri në vitin 2004, si gazetar, redaktor dhe redaktor përgjegjës në gazetën “Bota Sot” e më pas redaktor në gazetën “Kosova Sot” për 10 vite rresht.
Është njohës i mirë i marrëdhënieve me publikun dhe ka kryer një varg trajnimesh në këtë fushë në Londër e Ëashington. Ka ushtruar edhe detyrën e zëdhënësit në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Avdulla Bytyqi sot u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe atë e mirëprita bashkë deputetin e ardhshëm të Kuvendit të Republikës, Gani Krasniqin.