Është publikuar para pak minutash kënga më e re nga Ardi dhe Mirdoni në bashkëpunim me Anxhela Persiterin, ku kënga “A ke mendu” është një këngë dashurie e sjellë më së miri nga zëri brilant mes Anxhelës dhe Ardit.
Anxhela duket mahnitëse në videoklipin e këngës, me një fustan të kuq, ku shpreh më së miri atë që transmeton kënga dashurinë që e kanë sjellë përmes vargjeve të shkruara nga Ardi dhe Donjeta, të cilat mbesin në mendje që në dëgjimin e parë.
Mesa duket, publikimi i albumit të Ardit dhe Mirdonit ka qenë një ogur i mirë për dyshen për të sjellë tek publiku atë që dinë të bëjnë më së miri muzikën, të cilën publiku ka pasur rastin ta dëgjojë që nga Big Brother VIP Kosova 2.