Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit.

Pro Click V2 është modeli standard i miut, ndërsa Pro Click V2 Vertical Edition është miu i parë me dizajn vertikal në ofertën e Razer-it.

Gjithnjë e më shumë prodhues të pajisjeve periferike po ofrojnë dizajne vertikale, të cilat mund të jenë opsione më ergonomike, veçanërisht nëse përdoruesi ndien parehati kur kalon shumë kohë para kompjuterit.

Pro Click V2 Vertical Edition ka tetë butona që mund të programohen, ndërsa bateria e tij zgjat deri në gjashtë muaj.

Ka një kënd prej 71.7 gradësh, që e lejon përdoruesin ta mbajë në një pozicion të ngjashëm me shtrëngimin e dorës, çka mund të zvogëlojë lodhjen gjatë seancave të gjata përdorimi. Gjithashtu, ka një mbështetje në bazë që synon të reduktojë fërkimin në kyçin e dorës. Ky model kushton 120 dollarë.

Çmimi i modelit standard Pro Click V2 është 100 dollarë, ka marrë një buton të nëntë shtesë dhe bateria e tij zgjat deri në tre muaj e gjysmë. Gjithashtu, ka një kënd të lehtë prej 30 gradësh për një kapje më natyrale.

Ndriçimi RGB, që prej kohësh është shenjë dalluese e produkteve të Razer-it, është gjithashtu pjesë e të dyja versioneve të miut të ri.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Horoskopi për të hënën, 16.02.2026
Moti për këtë javë me shi e borë
Ngjarjet e datës 16 shkurt

Ngjarjet e datës 16 shkurt

February 15, 2026

Related Posts