Një mjet i dyshuar shpërthyes, i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, është gjetur në lagjen Teneqja të Stagovës, në komunën e Kaçanikut.
Lajmin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se mjeti u gjet të shtunën.
Sipas tij, patrulla policore ka ndërmarrë menjëherë masa sigurie duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të KFOR-it.
Sipas një vlerësimi të bërë nga KFOR-i, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë brenda 72 orëve.
Ata kanë rekomanduar që deri më 30 prill 2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, të bëhet sigurimi dhe trajtimi i mjetit në mënyrë të kontrolluar.