Janë bërë dy orë prej kur takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës ka filluar.
Takimi po zhvillohet në objektin e Qeverisë, si pasues i takimit Albin Kurti – Lumir Abdixhiku, raporton IndeksOnline.
Në takim po diskutohet votimi në të gjitha nivelet i ndryshimit të Ligjit pë rDhomat e Specializuara, si dhe çështja e presidentit.
“Fillimisht duhet me u aprovu ligji dhe po e ritheksoj që me u aprovu në të gjitha nivelet, në të dy leximet e ne të gjitha komisionet. Pastaj, ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet me u aprovu, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë” tha Hamza, pak çaste para takimit me Kurtin.
Nga ana tjetër, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku refuzoi të deklarohet mbi takimin e zhvilluar në Kuvend.


















