Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Bair të Mitrovicës, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rreth orës 16:55 është pranuar informata për një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi,
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ndërkohë, njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.