Thun – Visar Berisha është zgjedhur anëtar i Këshillit të Qytetit të Thunit, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në politikën lokale në Zvicër.
Berisha do të zëvendësojë Marc Fritschin dhe do ta ushtrojë mandatin deri në përfundim të periudhës 2023–2026. Ai do të përfaqësojë listën Parteilos në Këshillin e Qytetit.
Zgjedhja e Berishës vjen pas dorëheqjes së dy këshilltarëve të qytetit, Sandro Badertscher dhe Marc Fritschi. Për vendet e tyre janë zgjedhur Visar Berisha dhe Eveline Bütler-Oesch.
Hyrja e Visar Berishës në Këshillin e Qytetit të Thunit përbën një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në jetën politike dhe publike në Zvicër.




















