Është anuluar koncerti i planifikuar të mbahej më 5 maj në Dragash, me këngëtarë serbë, për të shënuar festën e komunitetit goran, e njohur ndryshe si Shën Gjergji.

Kështu bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së dega në Sharr.

Për emisionin Ora 7 në Klan Kosova ai deklaroi se me të marrë vesh lajmin për organizimin e këtij koncerti, është takuar me kryetarin e komunës dhe komandantin e policisë dhe ka kërkuar që të anulohet organizimi.

“Nuk jemi kundër goranëve, por jemi kundër këngëtarëve nga Serbia. Data 5 maj shënon Ditën e Dëshmorëve. Këngëtarët serbë s’kanë vend në Sharr”, deklaroi ai, duke shtuar se organizatori është tërhequr dhe koncerti është parandaluar.

E kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se është informuar që organizatorët e kanë shtyrë mbajtjen e koncertit për një kohë të caktuar.

Related Posts