Arratisuni nga rutina në Hotel Gallery – Thermo Mineral & Spa, aty ku uji shëron dhe relaksi bëhet përvojë

Nëse po kërkoni një destinacion ku qetësia, natyra dhe mirëqenia bashkohen në një përvojë unike, Hotel Gallery – Thermo Mineral & Spa në Kllokot është zgjedhja ideale.

Me moton “Where Water Heals”, ky resort u ofron vizitorëve një ambient modern dhe relaksues, i përshtatshëm si për pushime familjare, fundjava romantike apo një shkëputje nga ritmi i përditshëm.

Përveç pishinave me ujë termomineral dhe hapësirave të dedikuara për spa e wellness, mysafirët mund të shijojnë gastronominë cilësore, akomodimin komod dhe një atmosferë që të rikthen energjinë.

Hotel Gallery nuk është vetëm një destinacion për pushim, por edhe një vend ku organizohen ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Së fundmi, resorti mirëpriti pjesëmarrësit e festivalit ndërkombëtar Rising Stars, duke organizuar pritjen zyrtare për mysafirë nga 15 shtete të Evropës dhe Azisë. Mbrëmja u karakterizua nga atmosfera festive, shkëmbimi kulturor dhe mikpritja që e dallon këtë resort.

Çdo mëngjes në Hotel Gallery nis me një mëngjes të pasur dhe shije që mbeten gjatë në kujtesë, ndërsa gjatë ditës mysafirët kanë mundësi të relaksohen në ujërat termominerale, të përfitojnë nga trajtimet spa ose thjesht të shijojnë qetësinë e natyrës.

Nëse dëshironi t’i dhuroni vetes disa ditë relaksi, freskie dhe kujdesi për trupin e mendjen, Hotel Gallery – Thermo Mineral & Spa ju pret me shërbim profesional dhe mikpritje të ngrohtë.

 

 

 

Hotel Gallery – Thermo Mineral & Spa
📍 Rr. Balkanska, Kllokot 61050
📞 +383 46 310 333 | +383 280 310 333
📧 frontoffice@hotelgallery-ks.com

Where Water Heals!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts