Këngëtari dhe ish-banori i BBVA 4, Kelly, ishte i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.
Ai tregoi se babai i tij i ndjerë e kishte përkrahur shumë kur kishte filluar të regjistronte këngë. Ai rrëfeu që ka qenë shumë i lidhur me të dhe e ka pasur shembull.
Më tej ai foli për humbjen e babait, tregoi që brenda gjashtë muajve u shua. Kelly mendonte që nuk kishte bërë mjaftueshëm, sado që ishte munduar ta bënte shumë krenar.
“Do të jepja gjithçka që të kaloja vetëm pesë minuta me të, të bisedoja si burri burrit, si prindi prindit”.
Ai tregon që katër muaj ka fjetur me babain në spital dhe njëkohësisht kishte edhe gruan shtatzënë.
“Si çdo fëmijë, bën ato prapësitë e veta, i mërzit prindërit. Ka qenë një periudhë që i kam mërzitur goxha. Para se ai të sëmurej, më dukej se isha unë fajtor për atë që po i ndodhte. Abuzimi me alkoolin, me drogat… nuk isha shembulli më i mirë. M’u shemb gjithë bota, sikur isha unë fajtori i asaj gjëje. Një periudhë kohe mendoja se isha unë”.
“Nuk e di si t’ua shpreh që më vjen keq. Sa herë që shkoj e vizitoj te varrezat, ia them gjithmonë. Ndoshta nuk është e mjaftueshme, por aq sa kemi në dorë, aq jemi mirënjohës”.
Ndërkohë, moderatorja tha: “Jam e sigurt që të ka falur, Kelly. Prindi ka një dashuri të jashtëzakonshme për fëmijën, edhe kur gabon, edhe kur e mërzit”.