Lëvizja Socialiste për Integrim nis nga premtimet (fushata) për zgjedhjet e 25 prillit.
Frymëzuar nga Rama si ish kryetar bashkie i Tiranës kur premtoi për çdo bebe që lindte 5000 lekë (tanimë të shndërruar në 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin), Monika Kryemadhit caktoi si prioritet të programit të LSI-së grancinë 1 mijë dollarë për të sapolindurit.
Garanci kjo, që mund të tërhiqej kur fëmija të bëhej 25 vjeç dhe të vendoste të krijonte familje (pra për beqarët që nuk u del fati, nuk i marrin kurrë), llogaria të kishte vajtur 25 mijë dollarë:
“Prioritetet tona kanë të bëjnë me punësimin, fuqizimin e ekonomisë, çështjen e shpopullimit. Ta ndalojmë atë që fëmijët tanë të punojnë në shtëpi. Për çdo fëmijë që lindë, ne do të ofrojmë garanci prej 1 mijë dollarësh.
Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë. Proritete tona do ti realiozojmë në 5 muajt e parë të qeverisjes Sipas Kryemadhit, kjo granaci synon të mbështesë të rinjtë që në lindjen e tyre dhe deri kur të vendosin të krijojnë familje. “Kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, ai do të ketë 25 mijë dollarë, si mbështetje”, tha kryetarja e LSI.
Ky premtim elektoral sipas Monës do të zbatohet që 5 mujorin e parë të qeverisjes së LSI. Po të isha në vend të Monës, do premtoja 400 mijë euro për çdo fëmijë. Sigurisht është aq e realizueshme, sa edhe ardhja e LSI në pushtet. Megjithatë, ëndrrat falas janë! /Pamfleti