Diego Simeone ka shprehur publikisht respektin dhe admirimin e tij për José Mourinhon, para përballjes mes Atlético Madridit dhe Real Madridit.

Trajneri i Atlético Madridit ka folur me vlerësim të lartë për kolegun e tij portugez, me të cilin është përballur disa herë gjatë karrierës.

“Kam shumë admirim për Mourinhon. Ai e di vlerësimin që kam për të”, ka deklaruar Simeone.

Dy trajnerët njihen prej vitesh dhe kanë qenë protagonistë në disa përballje të rëndësishme të futbollit evropian.

Tashmë, Simeone dhe Mourinho do të përballen sërish, këtë herë në derbin e Madridit, ku do të drejtojnë nga pankinat e Atlético Madridit dhe Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts