Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s) Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.
Gjeneral Jashari fillimisht e njoftoi Gjeneralin Barduani për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së.
Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.
Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.