Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku, pritën sot në takim aktivistin e njohur Esat Shala, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve mbi krimet serbe gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, në emër të gjeneralit Sami Lushtaku, Shalës iu nda një mirënjohje me motivacion:
“Për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dokumentimin e krimeve serbe përmes grumbullimit dhe publikimit të videoxhirimeve autentike të luftës në Kosovë, duke punuar çdo ditë në misionin e tij të shenjtë për zbardhjen e të vërtetës.”

Ky vlerësim shënon edhe njëherë rëndësinë që ka ruajtja e së vërtetës historike dhe nderimi për ata që punojnë pa u ndalur për të dëshmuar realitetin e asaj periudhe të rëndë të historisë sonë.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Related Posts