Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se pamundësia e sigurimit të shumicës së votave nga Vetëvendosje tregon se gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi.

“LDK-ja e ka qëndrimin e  njëjtë. Ka dhënë  sugjerim se si të dilet nga ngërçi politik. Kjo është një shpërfaqje e një partie që ka dalë e para në zgjedhje, por nuk po arrin që ta ketë shumicën. Është e pakuptueshme qysh një parti nuk po mundet ta formojë shumicën, por kjo jep shpjegim që kjo parti gjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi. Nuk ka lënë hapësirë për partneritet dhe kjo duhet të shërbejë si mësim për të gjitha partitë politike, por posaçërisht për VV-në. Diskursi që është përdodur ka qenë jo i natyrshëm, jo normal për një parti politike”, tha Lushaku-Sadriu.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts