Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, ka zgjedhur një mënyrë ironike për t’iu përgjigjur kritikave dhe komenteve që ka marrë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo është shfaqur e buzëqeshur, ndërsa në sfondin e videos dëgjohen lehje qensh, duke i dhënë edhe më shumë nota ironike mesazhit të saj.

“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, ka shkruar aktorja krahas videos.

Me këtë postim, Lubonja duket se ka zgjedhur t’i injorojë reagimet negative, duke iu përgjigjur kritikëve me humor dhe ironi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts