Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka uruar homologun shqiptar, Edi Rama për fitore në zgjedhjet e 11 majit.

Ajo thotë se mexi pret të punojë me Ramën për të konsoliduar më tej lidhjen mes dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta.

“Dëshiroj t’i dërgoj urimet më të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si drejtues i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit”.

Related Posts