Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në Malishevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik pas një konflikti verbal, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është T.C, 42 vjeçare, e cila është paraqitur në stacionin policor dhe ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj, B.B, 33 vjeçare. Sipas deklarimeve të saj, pas një debati verbal, i dyshuari e ka goditur me një gotë qelqi në këmbë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është shoqëruar në stacion, ku ka pranuar se ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe se e ka goditur në këmbë, por ka mohuar se ka pasur qëllim ta lëndojë.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhunë në familje”.

Viktima është dërguar për kontroll mjekësor dhe, pas dhënies së pëlqimit deklarativ, është kthyer në banesë së bashku me bashkëshortin, me pëlqimin e të dyve.

Rasti mbetet në hetim nga organet kompetente.

Related Posts