Një kapitull i ri është shkruar në futbollin kosovar. Prishtina e Re është zyrtarisht pjesë e Superligës, për herë të parë në historinë e saj!
Ky moment historik vjen vetëm pesë vite pas themelimit të klubit, një periudhë e shkurtër, por e mbushur me përkushtim, sakrifica dhe punë të palodhur. Nga një skuadër që nisi rrugëtimin në ligat e ulëta, Prishtina e Re ka dëshmuar se me vizion të qartë dhe punë ekipore, çdo ëndërr është e realizueshme.
Fitorja dhe inkuadrimi në elitën e futbollit kosovar nuk është vetëm sukses për klubin, por një frymëzim për të gjithë të rinjtë dhe dashamirësit e sportit në kryeqytet e më gjerë.
Festat nuk kanë munguar tifozët, stafi dhe lojtarët kremtuan me entuziazëm këtë arritje të madhe, ndërsa sytë tashmë janë drejt sezonit të ri, ku Prishtina e Re do të matë forcat me më të mirët.