Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë me gazetarë tha se vizita e presidentes Osmani nga Kosova është e para si presidente vendit, teksa tha se është e rëndësishme dhe vlerësim edhe ndaj diasporës së Kosovës, pa të cilën sot Zvicra nuk mund të paramendohet.
Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.
“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane, teksa bëri të ditur se nga 160 mijë deri ë 250 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit zviceran gjatë dekadave të fundit.