You talkin’ to me?
Se nëse e ke fjalën për mua, boll gabim e ke.
Unë jam e mirë, e butë, e urtë, e kam trupin si shishe e coca-colës.
Ti mos e tërheq fjalën.
Thuaj çka ta do loçka e zemrës, por gjynah që zemra po të do kaq pak.
Nëse do, mund të të ndihmoj të shkruash kundër meje.
Se fati yt që unë shkruaj veç çka dua, e jo krejt çka di, se t’kisha lënë t’pakur çka t’kisha thënë tani në këtë çast.
P.S. Albin Kurti i fiton zgjedhjet, bindu Isa Mustafa dhe qetësohu.
Me rend është kjo dynja.
Të siguroj se nuk varet prej nesh, prej neve ‘pseudo-analistëve’ qysh na quan Ti, as prej profesorëve që ti i nënçmon sepse jetojnë jashtë Kosovës.
Ndjeke logjikën.
Nuk vendosim Ne me shkrimet tona kush i fiton zgjedhjet.
Ke vendosur Ti që zgjedhjet ti fitojë Albin Kurti.
You know what I mean?
Je bërë bozë,
oh sa helaq je bërë.
(Plus t’paska kapluar paranoja se po t’i marrim e po t’i bëjmë budallë njerëzit e t’u.
Çeli ti sytë, ruaje veten, se ka gjasa reale të të bëjmë për vete edhe Ty).