Trepça dhe Bashkimi do të jenë finaliste edhe të këtij sezoni në Superligën e Basketbollit.
Federata e Basketbollit ka publikuar orarin e ndeshjeve finale, ku ndeshja e parë do të zhvillohet të dielen me 10 maj, në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, nga ora 19:30, shkruan IndeksOnline.
Dy skuadrat ishin ndeshur edhe edicionin e kaluar, ku mitrovicasit fituan 4:2 serinë finale, ndërkohë që ishin ndeshur edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, që gjithashtu përfunduan me triumfin e ‘Xehetarëve’.
Kampion i Kosovës shpallet skuadra që shënon katër fitore



















