Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar si ‘‘ati themeltar i Republikës sonë’’.

Osmani ka shkruar edhe se, sot ‘‘ecim hapave të tij’.

‘‘Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë.

Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, ka shkruar ajo.

Related Posts