Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u dërgoi qytetarëve të Beogradit një njoftim urgjent për stuhi të fortë dhe shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme përmes një mesazhi SMS.

Stuhia ka shkaktuar dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu, shembje dhe ka paraqitur rrezik për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve.

Po ashtu qytetarët e kryeqytetit serb ishin nën goditjet e rrufesë, që shkaktuan probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energji elektrike,

Në disa zona pati rrezik për zjarr, si dhe u krijuan probleme në telekomunikacion dhe në trafik.

Reshje të dendura shiu të shoqëruara me vetëtima përfshinë Obrenovacin, Pançevën, Mlladenovacin, Kragujevcin dhe shumë zona të tjera.

Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar tashmë përmbytje në shumë zona ndërkohë që qytetarëve i rekomandohet të qëndrojën në shtëpi dhe të ndjekin informacionet nga autoritetet.

Related Posts