Real Madrid ka mposhtur sot Real Sociedad në xhiron e fundit të La Ligës me rezultat 2:0.

Madrilenët mbyllën kështu sezonin në vendin e dytë, ndërsa Real Sociedad aktualisht është në vendin e 11-të me dyzet e gjashtë pikë.

Në këtë ndeshje lamtumirën tifozëve dhe klubit madrilen ia dhanë kapiteni kroat Lluka Modriq dhe trajneri italian Carlo Ancelotti,

 

Modriq drejtoi skuadrën si kapiten në këtë ndeshje, e fundit e tij në La Liga, dhe u dha lamtumirën tifozëve të klubit me të cilin është që nga viti 2012.

Francezi Kylian Mbappe shënoi të dy golat në minutat 38 dhe 83-të, pas asistimit të Vinicius Junior.

 

Real Madridi përmbylli edicionin e La Ligës me gjithsej 26 fitore, gjashtë barazime dhe po aq humbje, me tetëdhjetë e katër pikë në vendin e dytë, ndërsa kampion është Barcelona, e cila titullin e ri do ta festojë të dielën në Bilbao me ndeshjen e fundit kundër Athletic. Katalanasit kanë aktualisht 85 pikë nga 37 ndeshje.

Related Posts