Këngëtarja e pandalshme Dafina Zeqiri më në fund i dha vetes një stop.

Teksa është në fund të pritjes së ëmbël, ajo përmbylli turin e koncerteve për t’u shkëputur për një periudhë kohore me rastin e mëmësisë. E duket se ky vendim është reflektuar në përbërjen e ekipit të këngëtares.

Prive mëson se kanë shpërthyer pakënaqësitë të cilat kanë çuar në ndarjen e ekipit.

Me Dafinën rrugët i ka ndarë menaxheri i saj shumëvjeçar Pëllumbi dhe të tjerë emra nga ekipi. Një situatë e tillë është tashmë e verifikueshme edhe në rrjete sociale ku ata nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

Jo zyrtarisht, thuhet se Pëllumbi ka pasur mospajtime me bashkëshortin e Dafinës, Kreshnikun.

Dafina Zeqiri ka bashkëpunuar me Pëllumbin për afro një dekadë.

Related Posts