Burri i një mjekje palestineze në Gaza, fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit të premten, mbetet në gjendje kritike, sipas spitalit që e trajton atë.
“Jeta e Hamdi al-Najjar mbetet në rrezik”, tha për BBC, Milena Angelova-Chee, një mjeke bullgare që punon në spitalin Nasser në Khan Younis, transmeton Rilindjashqiptare.
Një sulm izraelit vrau nëntë nga 10 fëmijët e çiftit të premten dhe la të plagosur babanë dhe djalin 11-vjeçar të çiftit. Ushtria izraelite ka thënë se incidenti është nën shqyrtim.
Kryqi i Kuq ndërkohë tha se dy nga stafi i tij u vranë në një sulm në shtëpinë e tyre në Khan Younis të shtunën.