Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje në konferencën e sotme lidhur me operacionet e zhvilluara në veri të vendit.
Gjatë aksioneve janë sekuestruar 72 armë, përfshirë 2 mitralozë, 11 AK-47, 27 pushkë gjuetie dhe 1 pushkë ajrore, si dhe 7 granata dore.
Po ashtu, janë gjetur mjete shpërthyese e piroteknike, mijëra municione dhe uniforma ushtarake serbe.
Hoxha tha se Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe qëllimin e posedimit të këtij armatimi.




















