Valon Syla ka thënë se sa herë më sheh mua ia kujtoj ‘bombonierat’ serbisht (se shqip dhe anglisht u thonë çokollata).
Ama Valoni e ka pasur fjalën për ato bjondinat me flokë të gjata në pakot e çokollatave.
Demek, ato vajzat seksi, të shtrira në barë, nga dalldia dhe nga lezeti.
Valoni nuk më ka lënduar, përkundrazi, më ka përkëdhelur me këtë ‘kompliment’, por për mua ky është paradoks, sepse unë kurrë nuk ha ëmbël.
Mua Valoni nuk më asocon në asgjë, përveç në hormone.
Druaj se e ndjen mungesën e tyre, sepse i zgurdullon sytë, gjithmonë bën si i habitur, i dalin sytë jashtë vendi:
nga mundimi, nga zemërimi, nga urrejtja dhe nga nervoza.
Dhe ju siguroj, se:
Ai nuk ju urren juve me paramendim.
Ai thjesht ju urren sepse s’është i lumtur.
‘Asnjë njeri i lig nuk është i lumtur’- Juvenalis.
P.S. Foto: Prishtinë, 12 Shkurt 2021
Jam mërdhi veç m’u duk e ëmbël për juve, edhe për Valon Sylën.