Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë duket se nuk e ka kapur në befasi Beogradin, i cili ka nisur një ofensivë që të kapë edhe minoritetin jo serb.
Defaktorizimi i Listës Serbe, ka sjellë përgatitjen e një plani nga Beogradi dhe Moska për të organizuar brenda Parlamentit të Kosovës një element rebelues dhe destruktiv.
Beogradi me paratë e Moskës, ka kohë që ka financuar një nga formacionet e pakicës jo serbe në Kosovës, siç është Ujedinjena Zajednica e Adrijana Hoxhiç.
Hoxhiç është as më pak e as më shumë por nënkryetarja e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe njeriu më i afërt i Goran Rakiç.
Adriana, e cila flet shqip në mënyrë perfekte ka marrë vota në Prizren dhe në Pejë në komunitetet që e shikojnë veten pranë minoritetit turk apo boshnjak.
Hoxhiç, një vit më parë u emërua nga Ramush Haradinaj kur ishte kryeministër në postin e ministres së Pushtetit të Administrimit Lokal.
Gjatë kësaj fushate, Adriana dhe partia e tij është financuar në imazh por edhe në fonde nga Beogradi dhe Rusia. Ajo ka një vit që ndan ndihma direkte për familjet në nevojë. Operacion që është bërë në hundën e qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të tjera, të cilët i kanë lënë dorë të lirë të veprojë.
Sipas shifrave të KQZ-së, partia e Hoxhiç është renditur si e para ndër forcat e tjera të minoriteteve në Kosovë.
Ujedinjena Zajednica ka marrë 6379 vota nga 5672 që ka marrë koalicioni Vakat ku bëjnë pjesë pakicat që e konsiderojnë Kosovën si pjesë të tyre dhe nuk kanë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe.
Përveç Adriana Hoxhiçit, një tjetër deputet që ishte pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe ishte edhe Adem Hoxha, përfaqësues i partisë së goranëve. I cili u largua nga grupi parlamentar 6 plus dhe u bashkua me partinë e Rakiqit, në kohën kur ky i fundit ishte Zv.kryeministër i Kosovës dhe kishte në dorë mekanizma të rëndësishme administrative dhe financiare.
Rreziku në themelimin e grupeve të partive të minoriteteve është që Lista Serbe përveç 10 deputetëve të saj, të marrë me vete Hoxhën e Hoxhiçin por edhe dy deputetë të tjerë, çka mund ta çojë në 14 grupin parlamentar të Rakiqit.
Një veprim që është kryer në sytë, veshët dhe autoritetin e qeverisë së Avdullah Hotit. Ky në fakt është një skandal shumë i madh, që nuk se ka dalë tani.
Ka kohë që diskutohet e flitet edhe në mediat e Prishtinës, por asnjëherë nuk u bë asgjë për të gjetur përgjegjësitë dhe për të analizuar pasojat.
Qeveria e Albin Kurtit sipas të gjitha gjasave do të formohet shpejt pasi janë të gjithë mundësitë e numrat. Vetëvendosje ka 56 deputetë e 4 deputetë qoftë të pakicave por edhe ato që do të shtohen nga votat e diasporës do t’i japin Albin Kurtit mundësinë për një qeveri pa probleme.
Megjithatë, sipas Kushtetutës së Kosovës, pakicat duhet të jenë pjesë e qeverisë. Dhe Kurti, siç bëri edhe herën e parë e ka bërë të qartë se nuk do të fusë Listën Serbe në ekzekutiv. Ndaj dhe Beogradi në bashkëpunim të plotë me aleatët e tij të klikës së vjetër kanë punuar që të ndalojnë një grup të minoriteteve që nuk ka lidhje me Beogradin. Për këtë kanë prodhuar në laborator eksperimentin e Adriana Hoxhiç, e cila ka qenë ministre e emëruar nga Ramush Haradinaj, njeriu kyç që vendoste tenderët në Mitrovicën e Veriut, si bashkëpunëtore e ngushtë e Rakiqit. Para që i ka vënë në shërbim të fushatës së partisë së saj. E që realisht ja ka dalë ta lërë ‘litarin jashtë’, në një proces ku natyrisht do të komplikohet gjithnjë e më shumë.
E nuk është çudi që së shpejti në mediat serbe dhe ato ruse të kemi lajme që qeveria e Albin Kurtit po “diskriminon” pakicat edhe ato jo serbe në Kosovë. Që u prodhuan në laborator nga Moska e Beogradi me ndihmën e Avdullah Hotit e qeverisë së LDK-së…/Pamfleti