Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, dhe aktorja e famshme turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, kanë rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe mediave rozë, pas një ndërveprimi publik në rrjetet sociale që ka rindezur aludimet për një lidhje dashurie mes tyre.
Gjithçka nisi nga një fotografi e publikuar së fundmi nga aktorja turke në llogarinë e saj në Instagram, ku mes komenteve të shumta ra në sy menjëherë prania e Butrintit, i cili i la një emoji. Reagimi i Su Burcu nuk vonoi, duke ia kthyer komentin me një emoji të buzëqeshur — një detaj i vogël që mjaftoi për të “vluar” rrjeti.
Ky afrimitet publik vjen pas një sërë dyshimesh të mëparshme që lidhnin dyshen. Kohë më parë, ndjekësit syshqiponjë kishin vënë re në një video të aktores dorën e një mashkulli, ku tatuazhet përputheshin me ato të këngëtarit shqiptar.
Përveç kësaj, raporti i tyre në rrjete sociale ka pasur edhe luhatje: për një periudhë të shkurtër ata e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, për t’u rikthyer sërish më vonë.


















